'I mbaroi mandati'! KLGJ i jep të drejtë Metës, largon Dvoranin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ikën dhe si kryetar i KED

11 Qershor 2020, 18:24 | Përditesimi i fundit: 2020-06-11 20:15:58

TIRANE-Merr fund debati, KLGJ i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta duke larguar Ardian Dvoranin. Me 6 pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pasditen e sotme mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja e sotme e KLGJ-së u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve. Relatorja Marcela Shehu deklaroi para anëtarëve të KLGJ-së se Ardian Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.