I moshuari i lënë mes trotuarit në Ali Dem, e ndihmon policia dhe ambulanca

11 Prill 2020, 16:32 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 16:59:11

Në orët e pasdites një zonjë telefon në numrin e emergjencës për një qytetar që ndodhet i shtritë pranë banesës së saj në zonën e Ali Demit. Patrulla me të cilën jemi ne merr thirrjen për të shkuar në ndihmë ndërsa në vendin e raportuar gjendet një i moshuar i cili dukej i pastrehë dhe në gjendje jo të mirë.

Efektivët ndihmojnë qytetarin por situata në të cilën ndodhemi me virusin COVID-19 i bën ata të kujdesshëm të ruajnë distancën dhe të presin ekipin mjekësor të specializuar për të trajtuar rastin.  Pas njoftimit shërbimet mjekësore vijnë në pak minuta me ambulancë.
Pas kontrollit të parametrave jetësor të të moshuarit nga doktori u vlerësua se ai duhej dërguar në qendrën sociale në Shkozë.  

(Kliko këtu) Shikoni episodin e plotë (19) të emisioni 112