I moshuari: Ku të marr leje për të dalë, jetoj vetëm, s’ka kush të më bëje pazaret

6 Prill 2020, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 15:01:38

Edhe pse nuk i lejohet të dalë, për shkak të situatës së koronavirusit, një i moshuar në zonën e "Don Boskës" nuk e ka zbatuar këtë rregull duke i bërë vetë pazaret. Sipas tij ai jeton i vetëm dhe nuk ka asnjë për  t’i shërbyer, edhe pse autoritetet duhet t'i çojnë ushqimin në banesë. I vetëdijshëm se nuk duhet të dalë, pasi është i rrezikuar, i moshuari i kërkoi informacion gazetarit të Report Tv, se ku duhet të interesohet për ti sjellë ushqimin në shtëpi.