I moshuari në Pogradec nuk 'ngopet' me diellin: E di, duhet të isha në shtëpi, po do rri dhe pak

27 Prill 2020, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 11:50:56

Pas një muaji e gjysmë i mbyllur në shtëpi, i moshuari nuk "ngopet" me diellin. Ai duhet të ishte në shtëpi, sipas rregullave të reja që janë vënë në zbatim në zonat e gjelbërta, ku bën pjesë edhe Pogradeci, por i moshuari për Report Tv shprehet se do qëndrojë edhe një gjysmë ore dhe do rikthehet në shtëpi.

"Do qëndroj dhe nja gjysmë orë. Ka dal rinia dhe pleqëria. Po i respektojmë, por ngaqë kemi ndenjur shumë në shtëpi, 2 muaj e pak, duket sikur na jep jetë", tha i moshuari.