I moshuari shkon në ‘Air Albania’: Dua të bëj vaksinën anti-COVID, erdha bashkë me një shok!

12 Janar 2021, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2021-01-12 12:12:29

TIRANË- Një i moshuar, nuk ka pritur për të bërë vaksinën anti-COVID. Ai është drejtuar menjëherë në stadiumin ‘Air Albania’ sapo ka parë që ka nisur vaksinimi anti-COVID, por fatkeqësisht ai është detyruar që të kthehet pas në shtëpi pasi vaksinimi i të moshuarve nuk ka një datë zyrtare se kur do të bëhet.

Ai rrëfen se ka ardhur me një shok tjetër, por do të kthehet në shtëpi e të presë radhën për të bërë vaksinën.Unë dua të bëj vaksinën. Më tha hajde të stadiumi të bësh vaksinën! Kush do na njoftoj neve pastaj. Erdha me një shok tjetër, unë do e bëj vaksinën a ka mundësi. Sa mjekë janë brenda”, tha ai.