I moshuari zbulon “hallin” LIVE në emision: Jam bërë për t’u qethur'

13 Prill 2020, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 10:38:11

“Jam bërë për të qethur, kush do të më qethë mua”. Një telefonues pensionist zbuloi LIVE në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu “hallin” që e ka zënë këto ditë karantine ku nuk ka mundur dot as të qethet.Më pas ai ka pasur edhe një apel se si duhet të trajtohet mosha e tretë: “Të moshuarit kanë lloj lloj probleme unë jam në gjëndje të mirë dhe mund të bëj shumë gjëra. Duhet të bëjnë edhe ndonjë lëshim për ne se duam të dalim të paktën në një orar të caktuar”.