I moshuari zbulon pse nuk merr ndihmë ekonomike:” Çfarë të ha gomat e makinës”

15 Prill 2020, 10:39

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me moderatorin Andi Kapxhiu komunikoi edhe një 65 vjeçar që u ankua se kishte katër vite pa punë dhe nuk i jepnin as ndihmë ekonomike. Ai në program zbuloi edhe arsyen se pse nuk e përfiton sipas institucioneve: “ Jam 5 persona në familje kam një makinë dhe kam punuar por tani falimentova dhe nuk kam mundësi të punoj. Kam shkuar për të përfituar ndihmë ekonomike dhe më thonë që nuk përfiton se ke makinë, por unë nuk punoj më dhe i thash çtë ha unë të ha gomat e makinës? Kërkoj edhe unë një ndihmë të ha bukë në darkë” e mbyll telefonatën kryefamiljari.