I ofruan rryshfet punonjësve të policisë, pranga dy shkelësve të ligjit

25 Korrik 2019, 16:25

TIRANË- Dy drejtues mjetesh kanë rënë në prangat policisë  pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore. Një 43 vjeçar me iniciale H.k. u ndalua në rrugën Jordan Misja teksa po drejtonte automjetin pa rripin e sigurimit.

Ai është përpjekur të largohet duke i ofruar agjentit të policisë një shumë parash.

Ndërsa K. C., 24 vjeç është arrestuar në rrugën Karl Topia pasi, pas është konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit për këmbësorë i ka ofruar efektivit të policisë një shumë parash.