I pamposhturi Mourinho: Kam filluar të ndihem i vjetër! Trishtohen holandezët, mediat: Kishte lot në Tiranë

26 Maj 2022, 14:23

Goli i Nicolo Zaniolos vendosi finalen e Conference League në Tiranë në favor të Romës. Në fund pati lot nga trajneri Mourinho, ndërsa nuk mungoi festa me flamur shqiptar e Marash Kumbullës. Nga ana tjetër zhgënjimi dallohej qartë te holandezët, me trajnerin Slot i cili akuzoi italianët për lojën mbrojtëse dhe tha se ishin të pafat.