I pari në listën e PD në Korçë, Spaho për Report Tv: Në 6 vite, 42 mijë korçarë kanë emigruar! Grumbullimet në pandemi vijnë nga entuziazmi për PD

9 Prill 2021, 17:38 | Përditesimi: 9 Prill 2021, 17:40

Në Korçë Partia Demokratike ka një qëllim të qartë, të marrë 5 mandate deputetësh. Drejtuesi politik i PD në Qarkun Korccë, Edmond Spaho në një intervistë ekskluzive për Report Tv thotë se së bashku me 1 mandat të LSI opozita fiton në të gjithë qarkun, i cili ka 11 mandate deputësh. Spaho shprehet se fushata po shkon mirë, por sipas tij mosrespektimi i masave anti COVID vjen si pasojë e entuziasmit të mbështetësve. Kryesuesi i listës së PD në Korçë, Edmond Spaho teksa flet për projektet e forcës politike që ai përfaqëson thotë se situata ekonomike në të gjithë rajonin juglindor të vendit është shumë e rëndë.

r.k./Shqiptarja.com