I prekur me COVID-19/ I burgosuri dërgohet te Infektivi 'i rrethuar' me policë

27 Prill 2020, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 12:21:11

Një i burgosur, i prekur me COVID-19 është dërguar me ambulancë në spitalin Infektiv në QSUT.

Siç shihet në foton që Report Tv sjell, ai është shoqëruar nga disa policë, të cilët të pajisur me maska dhe doreza kanë bërë shoqërimin e tij deri te Urgjenca Infektive, ku janë shtruar të pacientët e tjerë me koronavirus. Nuk dihet zyrtarisht se cilit nga cili burg vjen, por deri më tani institucioni i vetëm i vuajtjes së dënimit që është infektuar nga COVID-19 është 313-ta në Tiranë.

Deri më tani, 19 të dënuar janë konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.