I prekuri i parë nga të riatdhesuarit, me COVID emigranti i karantinuar në hotel në Këlcyrë

24 Prill 2020, 16:57

Një qytetar nga Përmeti, është i pari emigrant i ardhur nga jashtë kufirit gjatë procesit të riatdhesimit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. I riatdhesuari nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës më 16 prill është karantinuar në një hotel në Grykën e Klëcyrës, ku ndodhen një grup prej 26 emigrantësh. Ai ka shfaqur simptoma, ku pas marrjes së tamonit analiza e kryer në laboratorin e ISHP-së rezultoi pozitive.