I qethur ‘zero’, Lorenc Hasrama sjell nga karantina cover-in e ‘Isn’t she lovely’

14 Prill 2020, 10:00

I qethur ‘zero’ ashtu si shumë personazhe kanë bërë vetë nga shtëpia, si pasojë e mbylljes së parukerive nga koronavirus, këngëtari Lorenc Hasrama ka vijuar të dhurojë muzikë nga shtëpia e tij.

Këtë herë ai ka sjellë coverin e këngës ‘Isn’t she lovely’ të Stevie Wonder, së bashku me band-in e tij.