I quajti artistët trushplarë, qytetari i kthehet keq ministres Spiropali

20 Maj 2020, 10:15

Një qytetar që u bë pjesë sot e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tregoi përjetimet e tij me Teatrin Kombëtar dhe tha se Shqipëria ka pasur aktorë kalibri. Ai uroi që lëvizja për mbrojtjen e teatrit të jetë fillimi i një lëvizje demokratike ndërsa shumë i ashpër ishte me ministren Elisa Spiropali. Duke komunikuar me moderatorin Andi Kapxhiu zotëria i revoltuar deklaroi:” T’u thuash artistëve trushplarë është e tmerrshme” duke iu referuar etiketimit të zonjës Spiropali.