I riu: Ftoj lali zdromsin të bëhet pjesë e LRI që të realizojë ëndrrat e tij! Kryemadhi: Bravo, e ke qarë...takim me puthje dhe përqafime

24 Tetor 2020, 12:43

TIRANË- Mes puthjeve dhe përqafimeve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me të rinjtë e LRI, ku dhe ka shpërndarë edhe disa karta anëtarësi. Në fjalën e saj kryemadhi ka sulmuar qeverinë, teksa thotë se me 25 prill do t'i jepet përgjigja e merituar kësaj qeveri. Ajo që vihet re, si edhe në takimet e tjera, Kryemadhi nuk ka mbajtur maskë. "S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz", tha mes të tjerave.