I riu vret dy vëllezër në Krujë! Gjendet makina e braktisur, policia e kërkon me dron nate, zhduket autori

5 Qershor 2020, 08:06 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 11:28:27

Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktima janë Gramoz dhe Xhontil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave Roland Pula 32 vjeç, për kapjen e të cilit u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe 2 dronë nate.Policia gjeti të braktisur pranë pompave të ujit në fshat makinën e autorit ku shumë afër ka edhe banesên, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjecarit. Autori Roland Pula, sic thanë burime nga policia, njihet në zonë si person mjaft problematik, i dyshuar per vjedhje e grabitje.