I sekuestrohen 1.2 mln litra naftë Lulzim Berishës, OFL: Vijoi punën në port me kërcënime pavarësisht se iu hoq licenca

5 Maj 2020, 15:40

Sekuestrohen 1.2 mln litra naftë në magazinën doganore në pronësi të subjektit "Rajan 2007" të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit. Operacioni Forca e Ligjit deklaron se sekuestroja është bërë, pasi pavarësisht se i ishte hequr licenca në 13 shkurt për furnizimin e anijeve të peshkimit në port, subjekti vijonte aktivitetin me shantazhe dhe kërcënime. Enkelejda Shoshi është ish-gruaja e Frederik Shoshit, anëtar i Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës që iu hoq licenca. Frederik Shoshi dikur ka qenë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal të Lul Berishës dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.