I shitën kallash dhe mitraloz e 822 fishekë agjentit të policisë për 1 mijë €! Si ranë në kurth dy personat nga Kuçova

6 Nëntor 2020, 11:42

Një agjent policie, ka futur në kurth Bajram Hoxhën dhe Artur Polovinën, të cilët gjatë një bisede të zhvilluar me agjentit, i cili ishte prezantuar si person që kërkonte të blinte armë zjarri dhe municion, kanë rënë dakord që ti shisnin kundrejt 1 mijë eurove, një automatik, një mitraloz plot 722 plumba automatiku dhe një shirit me 100 plumba mitralozi. Operacioni për shkëmbimin e armëve, municioneve dhe sasisë së parave është kryer në qytetin e Kuçovës, pikërisht në vendin e magazinës, ku qëndron zjarrfikësja e këtij qyteti.