I shkatërruan protestuesit, rivendosen sportelet e pagesës te 'Rruga e Kombit'

3 Qershor 2018, 16:08

Në "Rrugën e Kombit" ka nisur puna për rivendosjen e terminaleve të pagesave. Këto sportele u shkatërruan gjatë protestës në 31 mars.

Me nisjen e punimeve pritet që venda pak javësh të jenë gati 10 sportelet e reja, ku do paguhet tarifa për kalimin në "Rrugën e Kombit". Pritet që Kryeministri Edi Rama javës tjetër të bëjë publike tarifat që do paguajnë qytetarët e Kukësit. Për banorët e zonës është thënë se do të paguajnë një tartifë të reduktuar

Aktualisht kalimi në Rrugën e Kombit po bëhet pa pagesë, ndërsa është konstatuar një rritje e fluksit duke qenë se është periudhë vere dhe ka shumë pushues që vijnë nga Kosova. Pesë sportelet do të shërbejnë vetëm për sensin e lëvizjes drejt Tiranës.

    No videos found.