I shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.4 vite burg, arrestohet 26-vjeçari nga Kamza (VIDEO)

4 Korrik 2022, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2022-07-04 12:51:09

26-vjeçari Alban Mija nga Kamza ka rënë në prangat e policisë, ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm”.