I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në 2019, arrestohet 36 vjeçari në Tiranë

30 Tetor 2020, 10:39

Një 36 vjeçar në Tiranë i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar te sheshi “Shqiponja".

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë", thotë policia.