I shtrirë e i gjakosur / Debatojnë për lojën me domino, të moshuarit në Vlorë bëhen për spital

25 Gusht 2020, 14:54

VLORË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të marte, ku protagonistë kanë qenë dy të moshuar.

Ato po luanin domino, por loja nuk ka shkuar ashtu siç duhet, duke bërë që të moshuarit të godasin njëri- tjetrin me gurë.Mësohet se ato kanë marrë disa fraktura në trup, e për pasojë janë dërguar në spital. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku një prej të moshuarve shihet i shtrirë në rrugë, gjysmë i veshur, teksa merret me barrelë për t'u transportuar në spital.