I shtrirë në tokë duke marrë ndihmë nga të pranishmit, një person i dëmtuar në protestën e PD!

20 Shkurt, 21:29 | Përditesimi: 20 Shkurt, 21:29

Një person duket se ka mbetur i dëmtuar në protestën e organizuar nga Sali Berisha, në ambientet para Parlamentit.

Report TV ka siguruar pamjet, ku personi në fjalë duket i shtrirë në tokë, duke marrë ndihmën e parë nga të pranishmit.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ai është dëmtuar nga zjarri i molotovëve që hodhën militantët e Berishës, apo nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia.

I.M/Shqiptarja.com