I vdes e dashura në duar në mes të detit, I riu zhduket nga spitali

26 Maj 2020, 21:08

U rikthye nga Italia dhe nuk i tregoi asgjë familjes. Pas përpjekjes për tu rikthyer sërish në shtetin ku i ndalohej hyrja, humb gjurmët Artur Xhakja. Drama e 46 -vjeçarit, u rrëfye pasditen e sotme në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, nga nëna e tij, Shkëndije Xhakja, e cila rrëfen mes dhimbjesh se të birin e ka takuar për herë të fundit në datë 13 qershor të vitit 2002.