I vdiq dhëndëri tek spitali COVID, qytetari: Iku për 3 ditë thanë arrest kardiak

27 Janar 2021, 11:35

Një nga pjesëmarrësit në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” foli për rastin e tij familjar ku sipas zotërisë dhëndëri i tij kishte vdekur në spitalin covid pas tre ditësh që ishte shtruar. Nuk vuante nga asnjë sëmundje tha ai dhe pasi ndërroi jetë thanë që kishte arrest kardiak. Cështja e tij ka shkuar deri në Hagë sepse nuk mund ta besojmë që ai ndërroi jetë pasi u fut në intubim kur nuk kishte bërë kurrë një gjiplërë gjatë jetës së tij, tha i moshuari e ndërsa për këtë akuzon bluzat e bardha.