I vendoset tritoli një shtëpie në Fushë Krujë, hera e katërt! Shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm, disa të shoqëruar

19 Prill 2021, 07:34

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Halil të Fushë Krujës. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një banese në pronësi të Arben Pllumit, ndërsa është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së këtij të fundit.