TIRANË - Teksa familjarët e tij, gruaja dy djemtë, vajza, e fejuara e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj përcillen për në banesën e fundit në Thumanë, i vetmi i mbijetuar i familjes Cara, Alberti, është nisur me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali. Në aeroport ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë për familjen Cara e cila u shuan nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë të Fushë-Krujës.