I vihet tritoli gjatë natës një makine në Vlorë, dyshohet e një prokurori

21 Dhjetor 2019, 07:42 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 15:35

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i kishin vënë lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën '28 nëntori' rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar para derës së një banese.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se makina i përket një prokurori në Vlorë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes. Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.

r.k./Shqiptarja.com