I vihet zjarri plastikave buzë lumit Osum, kundërmon era e keqe në Berat,zjarrfikësit shuajnë flakët

21 Prill 2020, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 10:16:11

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në fshatin Velabisht të Beratit nga djegia e disa plastikave të hedhura anë lumit Osum pranë urës së re.

Banorët janë vënë në alarm nisur edhe nga era e keqe e përhapur, ndërsa kanë njoftuar zjarrfikëset . Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët e zjarrit të vendosur nga persona të papërgjegjshëm, ende të paidentifikuar nga policia.