I vihet zjarri ullishtes në hyrje të Ksamilit

8 Gusht 2020, 10:55

SARANDË- Një zjarr është aktivizuar pak minuta më parë në Ksamil. Zjarri ka shpërthyer në një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit, e cila në vitet e komunizmit ka qenë ullishte. Nuk dihen ende shkaqet, po nuk përjashtohet mundësia se është zjarrvënie e qëllimshme. Zjarrfikëset e Sarandës janë nisur drejt vendngjarjes.