I vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit, arrestohen 2 administratorët! Në kërkim i treti dhe drejtuesi teknik

31 Maj 2022, 17:21

Dy administratorë firmash private u arrestuan dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim pasi kanë vjedhur me anë të tenderit për sistemin ngrohës dhe ftohës të Prokurorisë së Elbasanit. Në bashkëpunim me një drejtues teknik ata kanë montuar pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt .