I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje në Golem, vihet në pranga 30-vjeçari

9 Gusht 2022, 16:38

Një 30-vjeçar nga Kavaja me iniciale G.M ka rënë në prangat e policisë pasi ai i vodhi me dhunë varësen një qytetareje në Golem. Autori pasi vodhi varësen e floririt ditën e sotme rreth orës 13:30 u largua menjëherë, por më pas u arrit të identifikohej dhe të kapej brenda ditës.