I vrarë më 21 janar 2011, vëllai i Hekuran Dedës: Na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete! Ato janë kriminela

23 Janar 2021, 20:45

Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali ka qenë ditën e sotme për vizitë në familjen e të ndjerit Hekuran Deda, i vrarë gjatë protestës së 21 janarit. Një nga vëllezërit e Hekuranit, rrëfen se pas ngjarjes, shoqëruesi i ish- kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur në orën 23:00 duke iu ofruar valixhe me euro, teksa thotë se ende ndjen neveri kur i sheh në ekran, edhe sot pas 10 vitesh.