I vunë tritol me fitil në lokal, dëshmia e Noizyt: Isha në gjumë, kam pasur konflikt vetëm me Cllevion! Nuk akuzoj askënd pa fakte

9 Qershor 2022, 19:32

Nuk dëshiron të flasë drejtpërdrejtë me emra, por thotë se personi i vetëm me të cilin ka pasur konflikt është Cllevio. Reperi i njohur Rigels Raku, Noizy siç të gjithë e njohin me emrin skenik, nuk ka folur gjatë para hetuesve që kërkuan dëshminë e tij pas vendosjes së një lënde plasëse në dy bizneset e këngëtarit në qytetin e Durrësit. “Kam qenë në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi dhe nuk mund të akuzoj njeri pa fakte”, mësohet të jetë shprehur Noizy.