I vuri zjarrin zyrës së Drejtorisë Arsimore Fier, arrestohet autori

5 Mars 2021, 17:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 17:28:04

Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin me benzinë zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier. Në pranga përfundoi Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Ai kishte kërkuar të punësohej si mësues por duket se përgjigja negative nga DAR Fier, ka nxitur aktin e tij.