Report Tv siguron videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 30 plumba.
30 plumba Bardhok Pllanaj i ka marrë në trup, si pasojë e të cilave humbi jetën. Autorët u siguruan mirë që Pllanaj të mos dilte i gjallë nga mjeti i tij, tip 'Range Rover' pasi u qëllua me breshëri kallashnikovësh, duke zbrazur 2 karikatorë.