Ministrja Delina Ibrahimaj, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet e propozuara në ligjin për strehimin social, të cilat parashikojnë kredi me interes zero për blerjen e banesave, subvencionim të gjysmës së qirasë për studentët e masterit dhe profesionistët, si dhe mundësinë që një pjesë e qirasë së paguar të llogaritet për blerjen e shtëpisë.