Ibrahimi: Brenda 14 dhjetorit bëhemi me Prokuror të Përgjithshëm të ri

12 Nëntor 2019, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2019-11-12 19:15:06

24 orë para dëgjesës publike me tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton rregulloren se si do të pikëzoj e rendis të parin dhe të fundin e listës së kandidatëve.

Pa e bërë publike ende këtë rregullore KLP e ka kaluar me votim shumice duke e miratuar ndërsa Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj ka kërkuar të dorëhiqen nga ky votim për shkak të konfliktit të interesit.

Ndërsa po ashtu KLP miratoi edhe dorëheqiein nga lista e SPAK të kandidatit Ndini Tavani i cili më herët u shkarkuar nga Vettingu.

Përjashtim nga lista e kandidatëve të SPAK, KLP pritet të bëjë edhe për Besnik Muçin i cili është dekretuar tashmë gjyqtarë kushtetues.

Ndërkohë në një intervistë për mediakreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se në rastin më të keq, Shqipëria, më 14 dhjetor do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ai ka shtuar se lista do t'i dorëzohet Kuvendit të enjten.

 “Në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.