Ibrahimovic fenomenal, Milani e nis me fitore sezonin! Në Angli M.City nuk fal

22 Shtator 2020, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2020-09-22 12:55:33

Falë një Zlatan Ibrahimovic që meriton duartrokitje Milani e nis me fitore sezonin e ri të Serisë A. Kuqezinjtë dhuruan një paraqitje bindëse në “San Siro” përpara 1 mijë tifozëve dhe mposhtën Bolonjën 2-0 me dygolësh të suedezit. 30 minutat e para ishin në ekuilibër por më pas Ibra merr komandën. Në minutën e 35-të Ibrahimovic shënon mjaft bukur me kokë golin që zhbllokon ndeshjen ndërsa në fillimin e pjesës së dytë mbyll llogaritë duke shënuar me penallti. 39 vjeçari nuk vendos limite dhe thotë se po të ishte 20 vjeç mbrëmë do të kishte shënuar jo dy por katër gola. I kënaqur ka mbetur edhe trajneri Pioli pasi sipas tij Milani e ka tashmë një identitet.