Janë identifikuar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ashtu siç edhe dyshohej eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur 7 vite më parë, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga prokuroria për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
