8 persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e 'Xhamllikut në Kryeqytet. Në këkrim janë shpallur Leonard Duka, Elis Duka., Ilir Selmani., Oltion Loga., Dritan Agaj, , Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica., (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni., (M.,) banues në Vlorë.
Sipas Policisë të gjithë këta persona kanë 'gisht' në vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ndërkohë për këta persona të cilët janë shpallur në kërkim Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë. Të gjithë këta persona janë klasifikuar si grup i strukturuar kriminal dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.I arrestuar për këtë ngjarje është edhe Bledi Teta megjithëse ai i ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. Policia ka arritur të gjej dhe sekuestroj edhe 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .
Burime për Report Tv bëjnë me dije e dy prej të shpallurve në Kërkim , Leonard Duka dhe Dritan Agaj kanë qenë të shoqëruar që natën e vrasjes së Malkos por më pas ata janë lënë të lirë.
Identifikohen vrasësit e Santiago Malkos, policia shpall në kërkim 8 persona
No videos found.