Ikën karantina, rikthehen “puthjet e përqafimet” (Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë)

14 Qershor 2020, 16:07

TIRANË- Heqia e karantinës dhe orareve kufizuese të lëvizjes rikthen puthjet, përqafimet dhe dhënien e dorës mes njerëzve edhe pse shifrat e të infektuarve me COVID-19 përgjatë javës së fundit janë rritur.

Nga një vëzhgim i kamerës së Report Tv teksa shifra e të infektuarve këtë të diel arriti në 57 persona, distancimi shoqëror thuajse nuk ekziston.