Ikën Lleshaj/ Idajet Beqiri: Dhuna në protestë nga opozita ,frikë nga zgjedhjet e SPAK

11 Dhjetor 2020, 07:11

Emisioni Repolitix trajtoi largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së Klodjan Rashës dhe protestave që pasuan. Të ftuar në avokat Idajet Beqiri , Pano Soko , Flogert Muca dhe Leonard Karaj.

Protesta dhe dhuna e përdorur në të ishte temë debati mes të ftuarve në emisionin "Repolitix'. Të fokusuar nëse kjo protestë ishte e nxitur nga politika apo jo, qëndrimet ishin të ndara. Beqiri shprehet se dhuna sot në protestë përdoret nga opozita pasi e di që do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit dhe se ka frikë nga SPAK-u.