Ikën Zaev pas 'JO' së negociatave! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme më 12 prill

20 Tetor 2019, 22:10

MAQEDONI- Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski. Pas marrjes së "JO" nga BE-ja për çeljen e negociatave Zoran Zaev është larguar nga posti i kryeministrit, e ndërsa qeveria tranzitore do të drejtohet nga presidenti Pendarovski. 

Në përfundim të takimit, liderët e partive politike kanë vënë theksin se caktimi i kësaj date është marrë në dakordësi të plotë mes palëve. Dy ditën e fundit ka pasur takime intensive të liderëve maqedonas, e cila më pas solli një datë përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme.

Një ditë pas Samitit të BE-së, Zaev deklaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, nuk u mor një përgjigje pozitive dhe se për këtë mban përgjegjësi të plotë. Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, ishte pyetja e referendumit.  

Në një kohë që nuk ndodhi, Zaev zgjodhi të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

    No videos found.