IKMT gjobit me 2 mln lekë dy persona, u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat

27 Maj 2020, 13:29

Për të parandaluar krimin mjedisor, policia e Kurbinit ka proceduar dhe gjobituri me 2 mln lekë dy persona pasi u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat.

Aksioni i policisë dhe IKMT ka vazhduar përgjatë lumit Mat, ku konstatoi se disa personin merrnin zhavorr.

Sipas policisë, dy personat e proceduar janë shtetasit L.M 51 vjeç nga Lezha dhe B.A 55 vjeç nga Miloti.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, IKMT-ja gjatë një aksioni përgjatë lumit Erzen ka prishur 14 barake, pasi përmes aktivitetit të tyre ndotin lumin dhe brigjet e tij.