'Ikni qelbësira', pronarët kundështojnë aksionin e IKMT për shembjen e 60 objekteve në Radhimë

30 Shtator 2019, 10:38 | Përditesimi i fundit: 2019-09-30 17:55:48

RADHIMË- Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit për shembjen e 60 objekteve në Radhimë ka hasur në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve të cilët kanë kundërshtuar vijimin e aksionit.

Një prej fadromave e cila ka qenë duke bërë pastrimin e zonës bregdetare është bllokuar brenda në ujë, ku është rrethuar nga pronarët e bizneseve dhe familjarët e tyre.

Forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zonën ku po zhvillohet aksioni për të shmangur një përplasje të mundshme mes palëve. IKMT është shprehur se i ka njoftuar të gjithë banorët për këtë aksion.

Rezistenca e tyre ka bërë që të ndërpritet aksioni deri në sqarimin e plotë të situatës

Në fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri në afërsi të tunelit në Vlorë.