IKMT nis sërish aksionin në Radhimë, FNSH rrethon zonën

1 Tetor 2019, 09:39

RADHIMË- Ka vijuar mëngjesin e sotëm aksioni i i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve në Radhimë. Në këtë zonë janë vendosur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos lejuar banorët e zonës të pengojnë aksionin për shembjen e objekteve.

Ditën e djeshme, shembja e objekteve u shoqërua e rezistencën e banorëve, të cilët u shprehën se nuk janë kundër shembjeve të objekteve por kërkojnë që ajo të mos jetë selektive.