IKMT prish barakat e peshkatarëve në Erzen, mbretërojnë mbetjet

27 Maj 2020, 15:30

IKMT ka ndërhyrë me prishjen e 14 objekteve në lumin Erzen, ndërsa policia me gjobitjen e procedimin e 2 qytetarëve për gërryerjen e Lumit Mat. Operacioni paralajmërohet se do të jetë i gjerë, por për këtë IKMT i kërkon qytetarëve të denoncojnë. Report Tv prej disa javësh ka denoncuar vatrat e bombës ekologjike dhe krimit mjedisor me lumenjtë, për të cilat ende nuk ka asnjë reagim për pastrimin e tyre.