‘Iku vëllai jonë aty brenda’, familjarët e rojës që mbeti në magazinë përplasen me forcat zjarrëfikëse: Të prishet objekti, nuk kanë mjete për të ndërhyrë

25 Mars 2021, 12:30

Një përplasje ka ndodhur mes familjarëve të rojës që ka mbetur i bllokuar në magazinën tek Casa Italia. Ato pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet dhe se nuk kanë mjetet e nevojshme.

‘A nuk ka një fadromë të hapin një dritare më të madhe! Ai thotë është 180 gradë nuk futem brenda. Është komplet faji i zjarrfikëses. Iku vëllai jonë aty brenda! Pronari objektit ka dhënë urdhër, të prishet objekti ku të duan forcat e zjarrfikëses. Nuk kanë mjete.’- u shprehën familjarët e revoltuar.