Ilaçi që ul nivelin e yndyrës në gjak, rezulton shumë efikas kundër Covid! Zhduk infeksionin në vetëm 5 ditë

21 Korrik 2020, 14:17

Një ilaç i vjetër anti-trigliceride mund të zvogëlojë simptomat e koronavirusit duke e shndërruar këtë të fundit në një ftohjeje të thjeshtë. Bëhet fjalë për fenofibrat, i cili zakonisht përdoret për të ulur nivelin e yndyrës në gjak.

Një grup studiuesish izraelitë nga Universiteti Hebraik në Jeruzalem, në bashkëpunim me Qendrën Mjekësore Amerikane Mount Sinai në New York, kanë zbuluar se ky ilaç është i aftë të frenojë aftësinë e Covid-19 për t'u riprodhuar në qelizat e mushkërive.

Një lajm që po bën jehonë të madhe në komunitetin shkencor dhe në median amerikane.

Po çfarë është fenofibrat

Cesare Sirtori, farmacolog klinik italian mjaftë i njohur në botë tha se kjo molekulë, përmes një mekanizmi të quajtur Ppar, është në gjendje të zvogëlojë yndyrnat e tepërta në mëlçi, duke ulur kështu nivelet e tyre në gjak, por askush deri më tani nuk kishte menduar se mund të përdoret për të ulur inflamacionin e Covid në mushkëri.

Lidhja Trigliceridet dhe Covid

Por çlidhje kanë yndyrat e gjakut me koronavirusin dhe këtë ilaç?

Studiuesit e grupit izraelito-amerikan, të udhëhequr nga Yaakov Nahmias i Universitetit Hebraik në Jeruzalem, e konsideruan zbulimin një 'super-yll' në fushën e hulumtimeve mbi proceset inflamatore, ndërsa kuptuan se i njëjti efekt i fenofibratit në zvogëlimin e yndyrnave mund të ndodh edhe në mushkëri për inflamacionin